Dy ditë pas kërcënimit të trajnerit Agim Canaj, klubi i Vllaznisë, doli me deklaratë për shtyp lidhur me ngjarjen. Në deklaratën e shkurtër, botuar në faqen zyrtare online, klubi informoi se është njohur nga stafi teknik për veprime antisportive në skuadër.
“Po e shqyrtojmë ngjarjen me përgjegjësinë e duhur, – shkruhet në deklaratë, – në interesin më të lartë të klubit dhe të tifozëve, do të informoheni kur të ketë vendimmarrje”.
Vllaznia bën me dijë se trajneri Agim Canaj dhe ndihmësit e tij do të vazhdojnë detyrën normalisht.
Dy ditë më parë, lajmet janë që Canaj u kërcënua nga disa lojtarë të cilët kishin pretendime për të luajtur në formacion, dhe u detyrua të ndërpriste stërvitjen. Edhe në të kaluarën, trajnerë të Vllaznisë kanë pasur probleme të tilla, madje edhe janë kërcënuar dhe tentuar për t’u goditur./abcnews.al