Vllaznia pa dy titullarë, Krymi dhe Sidorenco “përforcimet” para Laçit

schedule10:57 - 25 Janar, 2020

schedule 10:57 - 25 Janar, 2020

Vllaznia pret Laçin sot. Kjo përballje do të luhet prej orës 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërkohë që shkodranët kanë publikuar listën e futbollistëve që janë grumbulluar për këtë takim prej trajnerit Mirsad Jonuz.

Bie në sy mungesa e mesfushorit Behar Ramadani, i cili në takimin e fundit me Flamurtarin pësoi një dëmtim. Ai nuk ia ka dalë të rikuperohet dhe kështu do të duhet ta ndjekë sfidën me kurbinasit nga tribuna. Stafi teknik i gëzohet rikthimit të Ardit Krymit, i cili do të zërë vendin e ish-kapitenit të Luftëtarit.

Mungesë tjetër për këtë ndeshje është edhe mbrojtësi Dajan Shehi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe ndaj Laçit nuk mund të luajë. Mevlan Adili pritet që të jetë krah Malotës në prapavijë. Lajm i mirë për Jonuz është edhe gatishmëria e sulmuesit Eugen Sidorenco.

Moldavi është grumbulluar dhe në varësi të ndeshjes mund të marrë minuta. Ende ai nuk ka formën e duhur fizike dhe sportive, ndaj edhe nuk mund ta nisë si titullar ndeshjen me Laçin. /abcnews.al

;

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!