Vllaznia nuk i ndal fitoret, thyen edhe Drenicën e Devollit në miqësore

schedule15:18 - 17 Nëntor, 2020

schedule 15:18 - 17 Nëntor, 2020

Vllaznia ka zhvilluar një ndeshje miqësore, në prag të “Klasikes së Shqipërisë” kundër Tiranës të shtunën. Kuqeblutë e drejtuar nga Thomas Brdaric vijojnë serinë e rezultateve pozitive dhe këtë herë kanë mposhtur Drenicën e drejtuar nga Bledar Devolli.

Përballja e luajtur në Kamzë është mbyllur me rezultatin e ngushtë 2-1 dhe të parët që realizuan ishin dardanët me anë të Morinës, 18 minuta nga nisja e takimit. Kuqeblutë gjithsesi e kanë përmbysur gjithçka që në 45 minutat e para.

Ismael Dunga ishte ai që shënoi i pari në portën e Drenicës, ndërkohë që dy minuta më pas, në të 38’, Demir Imeri shënoi golin e fitores për Vllazninë në këtë miqësore. /abcnews.al