Vllaznia në “lupë” dhe goleador i njohur për Tiranën, merkato “zjarr”

schedule00:29 - 5 Janar, 2021

schedule 00:29 - 5 Janar, 2021

Arbi Laçi dhe Elton Marini, të ftuar në emisionin “Pressing” në ABC, kanë folur në lidhje me merkaton e Vllaznisë dhe gjatë diskutimit u zbulua edhe një goditje tjetër që Tirana po e tenton. Në lidhje me shkodranët, Laçi u shpreh si më poshtë.

“Vllaznisë i duhet një portier, pjesa tjetër e ekipit është e mirë, ata 12-13 që luajnë, por edhe të tjerët që janë në stol. Ka harmoni, që është e rëndësishme. Thashë, një portier u duhet, në syrin tim. Nëse objektivi është titulli, ndoshta një lojtar që bën diferencën do ishte mirë të afrohej”, tha Laçi.

Elton Marini më pas shtoi: “Puna për Vllazninë nisi që vjet. 6-7 titullarë janë që vjet, sivjet u shtuan disa lojtarë si Imeri, Da Silva e Isaevksi. Kanë punuar mirë në plotësimin e grupit, pasi stoli është i rëndësishëm. Skuadra fituese nuk ndërrohet.

Është e gabuar të flitet shumë për merkato te Vllaznia. Ndoshta mund të mbulojnë ata që ikin. Kualiteti nuk u mungon. Nëse Dunga vonohet, mund të futen për një sulmues tjetër. Më njoftojnë se Tirana po negocion me Reginaldon”. /abcnews.al