Vllaznia në festë, Imami “shënon” dhe heq qafe koronavirusin

schedule14:37 - 16 Tetor, 2020

schedule 14:37 - 16 Tetor, 2020

Vllaznia u “pushtua” nga Covid-19, teksa tetë pjesëtarë të ekipit dolën pozitivë pas tamponit. Ditën e sotme në kampin shkodran kanë marrë një lajm të mirë.

Mbrojtësi Ina Imami ka bërë testin e dytë dhe përmes rrjeteve sociale ka bërë me dije se nuk është më i infektuar me Covid-19.

“Imami 1-0 covid. Falë zotit u testova negativ”, shkruan mbrojtësi kryeqytetas, ndërkohë që te Vllaznia presin që edhe lojtarët e tjerë dhe zëvendës trajneri Plori ta kalojnë këtë situatë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!