Vllaznia mendon edhe për të ardhmen. Pas Paulo Pjeshkës, një tjetër lojtar i të rinjve ka nënshkruar si profesionist me kuqeblutë. Bëhet fjalë për mesfushorin Rejan Alivoda, pjesë edhe e Shqipërisë U19.
Klubi shkodran ka dalë me deklaratë: “KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë që tashmë pjesë e tij edhe zyrtarisht është futbollisti 19 vjeçar Rejan Alivoda.
Kapiteni i ekipit tonë të të rinjve ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për 2 vite të tjera. KF Vllaznia i uron atij sa më shumë suksese me fanellën kuqeblu”. / abcnews.al