Vllaznia ka menduar për repartin e sulmit, teksa ka firmosur kontratë 3-vjeçare me sulmuesin, Mehdi Çoba. Sulmuesi i njohur ka pranuar rinovimin e kontratës me shkodranët, i cili tanimë do të vazhdojë të mbajë fanellën e kluqebluve veshur edhe për 3 sezone të tjera.
Çoba ka luajtur 12 ndeshje këtë sezon, ku ka dhënë edhe një assist. Ai nuk ka provuar ende shijen e golit këtë edicion futbollistik të Kategorisë Superiore. Nuk mund të lihen pa përmendur 6 performancat në Kupë dhe 4 të tjera në Europë.
“Ekipi i Vllaznisë është i fokusuar maksimalisht për t’i arritur objektivat e këtij sezoni, por ndërkohë nga ana tjetër drejtuesit e klubit kanë nisur punën për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Hapi i parë i rëndësishëm që është zyrtarizuar ditën e sotme ka qenë rinovimi i kontratës me sulmuesin Mehdi Çoba. Duke e konsideruar atë një element të së ardhshëm, bëjmë me dije se me këtë futbollist është firmosur një kontratë trevjeçare. Suksese MehdiÇoba me fanellën kuqeblu” – shkruan klubi.
/f.a/abcnews.al