Vllaznia mbetet pa portier, kampionët akord me Efremov

schedule16:57 - 9 Gusht, 2020

schedule 16:57 - 9 Gusht, 2020

Alen Sherri ka zgjedhur Laçin, kurse Andreja Efremov kampionët e Maqedonisë së Veriut. Portieri ka gjetur akordin me Vardarin dhe ka mbetur të hidhet vetëm firma mbi kontratën e propozuar nga klubi shkupian.

Efremov iu bashkua Vllaznisë në fillim të muajit shkurt dhe u aktivizua në tetë ndeshje si titullar në Kategorinë Superiore. 27-vjeçari ka luajtur me Sileks para kalimit te shkodranët, ndërkohë që numëron eksperienca të rëndësishme edhe në Portugali e Bullgari.

Kështu Vllaznia vihet në pozita të vështira dhe do i duhet të gjejë portier për sezonin e ardhshëm. Në vendin tonë tregu të ofron pak mundësi dhe mbetet të shihet se cili do të jetë i përzgjedhuri i drejtuesve të rinj të klubit shkodran. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!