Vllaznia fiton mes spektaklit Klasiken e Shqipërisë, Tirana merr humbjen e parë

schedule17:53 - 2 Shtator, 2022

schedule 17:53 - 2 Shtator, 2022

Është mbyllur me fitoren e Vllaznisë Klasikja e Shqipërisë, e para për këtë sezon. Skuadra shkodrane ia doli të triumfonte me shifrat 2-1 në një sfidë që i kishte të gjitha.

Që në minutat e para kjo sfidë premtoi spektakël, teksa të dyja ekipet krijuan raste me Kaina nga kampi i kuqebluve dhe Xhixha nga i bardhebluve, por asnjëri lojtar pa mundur të finalizonte siç duhet.

Në minutën e 20-të të pjesës së parë, Zhivanaj pengon Kainën në zonë dhe për gjyqtarin nuk ka dyshime. Penallti dhe karton të kuq për mbrojtësin e Tiranës. Nga pika e bardhë e penalltisë Herald Marku do të mposhte portierin Bekaj. 0-1 dhe festë në kampin e miqve.

Vetëm 6 minuta më vonë në “Selman Stërmasi” do të ishin vendasit që do të pretendonin për një karton të kuq për Bulatovic, por gjyqtari Jorgji nuk ndan të njëjtin mendim.

Nëse Tirana e kishte mendjen te vendimet e gjyqtarit, Vllaznia do të gjente dhe golin e dytë në minutën e 29-të, kur Kaina do të dyfishonte shifrat, me vendasit që u shokuan dhe nuk reagonin dot.

Mala dhe Hasani do të provonin sërish në minutat e fundit të pjesës parë të gjenin rrugën e rrjetës për skuadrat respektive, por pa mundur të tregoheshin të saktë, duke i lënë kështu spektaklin fraksionit të dytë.

Tirana u zgjua në pjesën e dytë, teksa u hodh e gjitha në sulm për të ngushtuar rezultatin, me golin që do të vinte në minutën e 47-të me Xhixhën që do të rihapte sfidën për vendasit.

Karton i kuq përsëri në këtë takim. Këtë here Marku mori të dytin të verdhë duke lënë shkodranët me 10 lojtarë dhe për të barazuar futbollistët në fushën e lojës.

Tirana mori frenat e lojës në minutat në vazhdim duke kërkuar golin e barazimit, por rastet e krijuara nuk shfrytëzohen siç duhet nga lojtarët bardheblu.

Në minutën e 71’ vendasit kishin rastin e artë për të gjetur golin e dytë, me Ismailgecin që kroson nga e majta, por Hasani nuk godet siç duhet. Berisha 2 minuta më pas do të ndalej nga Zogoviç, i cili bën mrekullinë duke ruajtur avantazhin e Vllaznisë.

Minutat e mbetura nuk prodhuan gol tjetër, me Klasiken e parë që e fiton Vllaznia, me shkodranët që tashmë arrijnë në kuotën e 6 pikëve, ndërsa për Tiranë është humbja e parë për këtë sezon, teksa mbetet në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjesh. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!