Vllaznia e plotë në sfidën e sotme, Kastrioti me dy mungesa, ja formacionet e mundshme

schedule13:16 - 20 Nëntor, 2021

schedule 13:16 - 20 Nëntor, 2021

Vllaznia dhe Kastrioti do përballen ditën e sotme, në kuadër të javës së nëntë të “Abissnet Superiore”, që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, ora 16:45.

Një takim i luftuar mes dyja skuadrave që kërkojnë medoemos 3 pikët. Shkodranët do kërkojnë fitoren e kthesës pas 3 javëve me rezultate negative ndërsa krutanët do kërkojnë fitoren që të dalin nga zona e ftohtë e renditjes.

Për këtë sfidë trajneri i shkodranëve Thomas Brdaric do të ketë “luksin” të zgjedhe formacionin më të mirë që të hedhë në fushën e lojës, sepse ka të plotë grupin e lojtarëve, ndërkohë nga ana tjetër trajnerit të Kastriotit Ramadan Ndreut do i duhet të bëja pa dy lojtarë kryesorë, që mungojnë për shkaqe dëmtimesh. Damir Gërgiç dhe Joan Çela.

Formacionet e mundshme:

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Dianje, Hakaj, Heriç, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Latifi, Aralica.  Trajner: Thomas Brdaric

Kastrioti: Sali, Neziri, Huseni, Karakaçi, Prodani, Onanuga, Mëllugja, Greca, Basha, Rami, Ajazi.  Trajner: Ramadan Ndeu

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!