Nuk mund të kishte rezultat më të mirë, në transfertën ndaj “Korçarëve” të Skëndeberut. “Kuqeblutë” e Vllaznisë kanë arritur një tjetër fitore spektakolare në elitën e futbollit shqiptar, teksa në javën e 27-të të Abissnet Superiore ja kanë dalë ndaj “Ujqërve të Dëborës”, me rezultatin e ngushtë 0 me 1.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në fraksionin e dytë të lojës, me “bomberin” shkodran, Bekim Balaj, që arriti të përkthente në gol, një 11-metërsh të akorduar nga arbitri, në minutën e 71’-të të sfidës, duke siguruar kështu, një fitore shumë të vyer për djemtë e teknikut, Qatip Osmani, me këtë të fundit, që është ende i pamposhtur në Superiore, për vitin 2024.
Falë këtij rezultati, “gjigantët” e futbollit shqiptar afrohen edhe më shumë me “Rrogozhinasit” e Egnatia, teksa ngjiten në kuotën e 49 pikëve, dy më pak se “Zijeshilët” e Edlir Tetovës, ndërsa skudra e Skënderbeut mbetet në 37 pikë dhe aktualisht renditet në vendin e 4-t të tabelës, 1 pikë më shumë se “Bardheblutë” e Tiranës. /i.m /abcnews.al