Vllaznia është treguar e pamëshirshme në miqësoren kundër Besës, që e ka fituar me rezultatin e thellë 9-0.
Afrimet e verës nuk janë përmbajtur. Kroati Aralica zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Latifi i dyfishoi shifrat.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës e mori skenën sërish Aralica, që shënoi edhe tre gola të tjerë.
Mustedanagic shënoi dy herë kundër Besës, kurse Kalaja me penallti dhe Kaina realizuan nga një. Kështu Vllaznia është gati për ndeshjen hapëse të kampionatit, kundër Lacit. / abcnews.al