Vllaznia bën “adetin” e fundit, Eni Imami gati për aventurën e re

schedule10:37 - 31 Korrik, 2021

schedule 10:37 - 31 Korrik, 2021

Eni Imami dhe Vllaznia janë ndarë pas vetëm një sezoni, por kaq mjaftoi që ai të ishte një nga më të mirët për skuadrën dhe të krijonte një lidhje shumë të ngushtë me popullin e Shkodrës, që për futbollin bëjnë gjithçka.

Megjithëse e kishte konfirmuar prej kohësh vetë mbrojtësi, Vllaznia ka bërë “adetin” dhe ka konfirmuar mëngjesin e sotëm largimin e Imamit. Tiranasi do kthehet në kryeqytet këtë sezon, për të luajtur me Dinamon.

NJOFTIMI – KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Eni Imami. KF Vllaznia e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë për skuadrën tonë gjatë sezonit të kaluar si dhe në fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë, e po ashtu edhe në ndeshjet e Kupave të Europës dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Faleminderit Eni Imami! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!