Vllaznia dhe Kastrioti është takimi tjetër i javës së 27-të të kampionatit shqiptar, që do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:45.
Shkodranët e Elvis Plorit do të kenë mungesa në këtë takim, pasi Heric është i pezulluar ndërsa Gurishta është i dëmtuar, por tekniku i kuqebluve do të hedhë në fushën e lojës një formacion sulmues, për të marrë 3 pikët ndaj krutanëve.
Nga krahu tjetër Kastrioti do të kërkojë edhe “kokën” e shkodranëve për të marrë 3 pikë që do të jenë shumë të rëndësishme për mbijetesën.
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Zogovic, Kruja, Fallou, Adili, Hakaj, Jonuzi, Krymi, Latifi, Hoxhaj, Da Silva, Aralica. Trajner: Elvis Plori
Kastrioti: Sali, Neziri, Dida, Selmani, Rami, Karakaci, Basha, Hasani, Zogaj, Kaina, Kodra. Trajner: Emiliano Çela. /f.a/abcnews.al