Në një stadium si “Loro Boriçi” të boshatisur, Vllaznia do të kërkojë të rikthehet te fitorja. Shkodranët presin të dielën Luftëtarin dhe trajneri Mirsad Jonuz do të duhet të rreshtojë një skuadër konkurruese. Marrja e tre pikëve ndaj gjirokastriteve shikohet si detyrim.
Sa i takon grupit të lojtarëve, Vllaznia do të ketë mungesa. Mesfushori Ardit Krymi, për shkak dëmtimi nuk e ndihmoi dot skuadrën e tij në transfertën me Teutën dhe pritet që edhe ndaj Luftëtarit të mungojë. Sigurisht që ky nuk është një lajm i mirë për Jonuz.
Veç Krymit, një tjetër lojtar që nuk mund të aktivizohet ndaj bluzinjve është edhe mesfushori Behar Ramadani. Shkodrani, i cili ka qenë kapiten te Luftëtari, u ndëshkua me karton të kuq ndaj Teutës dhe këtë javë do të qëndrojë pushim. Trajneri Jonuz duhet të gjejë zgjidhjen për qendrën e mesfushës. /abcnews.al