“Vlerësojini gjyshërit sa janë gjallë”, Bes Kallaku: Kanë pak jetë përpara, por shumë dashuri për ne

schedule20:50 - 31 Tetor, 2021

schedule 20:50 - 31 Tetor, 2021

Këtë puntatë, në editorialin e radhës, Bes Kallaku u ndal tek gjyshërit. Aktori i humorit vë theksin te fakti që pavarësisht sakrificave që ata kanë bërë, ka një mungesë respekti nga ana e të rinjve. Mes të tjerash, ai përcjell dhe një mesazh për të gjithë teksa thotë që duhet t’ja dinë vlerën sa janë gjallë. “Ata kanë pak jetë përpara por shumë dashuri për ne.“, thotë  aktori i humorit.

“Ata na duan njësoj, gjithmonë na kanë dashur kurse ne të rinjtë kemi ndryshuar dhe mënyrën se si i duam ata. Dikur kur kollitej një i vjetër, ishte gjoja erdha unë dhe të gjithë ngriheshim për ta pritur kurse sot kolliten vetëm kur janë të sëmurë. Dikur sapo shikoje një të moshuar te lagjia me çanta, i thoje gjyshi të të ndihmoj kurse sot sa e shikon duke mbajtur një çantë, i thua a ma çon dhe këtë çantën time deri në katin e pestë.

Dikur në autobus kur shikoje një të moshuar në këmbë, i liroje vendin kurse sot e shikon njëherë dhe vetë rri në telefon, nuk lëviz prej vendit dhe bën gjoja sikur nuk e sheh. Dikur gjyshërit i kemi kujtuar ende pasi kanë vdekur, kurse sot nuk i lëmë rehat, ia kthejmë emrin në listë votuesish një herë në dy vjet edhe pse kanë ikur nga kjo jetë.

Dikur të moshuarit janë dashur çdo ditë, kurse sot i duam vetëm në fund të muajit kur del pensioni. Dikur kur fliste i vjetri dridhej shpia, kurse sot flasin nuk e çan kokën asnjë. Janë gjithmonë të papërtueshëm, nuk na kanë rritur me telefona nëpër duar, na kanë rritur duke mbledhur luledele, pas shkolle ishte gjithmonë gjyshi që të merrte çantë dhe të çonte në shpi.

Sot i kemi harruar pak si shumë dhe dijani vlerën sa janë gjallë, dikur ishin sa ty dhe si ty. Dhe nesër do të jesh ti si ata dhe sa ata. Ata nuk kanë jetuar kurrë pa punën, pa lodhjen dhe duart e tyre tregojnë gjithmonë vetëm sakrifica, dhe nëse brezi i ri ka shumë jetë përpara dhe pak dashuri për ta. Ata kanë pak jetë përpara por shumë dashuri për ne.“, është shprehur Besi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!