Observatori i Futbollit CIES ka arritur të zhvillojë një metodë unike për të krahasuar paraqitjet e lojtarëve, pavarësisht pozicionit të tyre. Kështu ata kanë bërë një renditje të lojtarëve në ndeshjet e luajtura nga 1 janari e tutje në 98 klubet e 5 ligave më të forta në Europë.
Në këtë vlerësim janë përfshirë vetëm lojtarët që kanë luajtur të paktën 2/3-at të ndeshjeve të skuadrave të tyre. Kështu vlera më e madhe në këto tre muaj është regjistruar nga Lionel Messi. Ai numëron 92.5 pikë, nga 100 të mundshme, duke qenë më i miri në Europë dhe La Liga.
Të eliminuar nga Champions League, Barça dhe Messi do të jenë të përqendruar në La Liga. Sidoqoftë mungesa e një si Luis Suarez do i penalizojë shumë në këtë drejtim. Uruguaiani është i pari për Atletico Madrid në këtë renditje me 84.3 pikë, ndërsa Toni Kroos (87.5) kryeson tabelën për Real Madrid përpara Karim Benzema (85.3).
Në katër ligat e tjera kryesore evropiane, vlerat më të larta të indeksit të paraqitjeve u regjistruan për Robert Lewandowski në Bundesliga (89.5), Cristiano Ronaldo në Serie A (89.3), Guillermo Maripan (86.3) në Ligue 1 dhe Jorginho Frello në Premier League (89.4). Në ligën angleze, mesfushori i Chelsea qëndron përpara Ruben Dias (89.4), Wilfred Ndidi (85.2) dhe Luke Shaw (83.4). /abcnews.al