Agjencia prestigjoze “Standard & Poor’s” rishikoi në ngritje perspektivën për Shqipërinë, nga “e qendrueshme” në “pozitive”, duke konfirmuar vlerësimin B+.
Në një lidhje me Skype, për “Sheshin e Dollarit”, eksperti për çështjet e ekonomisë, Adrian Civici, sqaroi më në detaje se çfarë nënkupton ky vlerësim për vendin tonë.
Sipas tij, vlerësimi është bërë me një analizë ku tregohen elementët që karakterizojnë ekonominë.
“Për të kuptuar më në gjerësi, në radhë të parë se çfarë nënkupton ‘S&P’, janë dy nga kompanitë më të mëdha vlerësuese në nivel ndërkombëtar, përsa i përket si vendeve të veçanta dhe kompanive, firmave, ose bankave shumë të mëdha që janë në nivel ndërkombëtar. Është shumë i rëndësishëm vlerësimi që këto kompani i bëjnë një ekonomie, apo një vendi si Shqipëria, sepse në varësi me vlerësimin që ato japin, këtu po bëj një parantezë të vogël në nivelin nga A, 3A, B, C, D me radhë, kanë gati 32 kategori ose nënndarje. Në një farë mënyre, bëj protetizimin e shëndetit dhe prespektivave të zhvillimit të një ekonomie të një vendi ose siç e thash të një banke shumë të madhe ose të një korporate ndërkombëtare. Në rastin e Shqipërisë, ajo që është pozitive këtë vit është se vlerësimi me një ekonomi të qendrueshme me prespektiv pozitive. Ç’ka do të thotë që sipas vlerësimit të “S&P”, ekonomia shqiptare ka tregues dhe parametrat kryesorë, që karakterizojnë një ekonomi në nivel të qendrueshëm. Edhe ajo që parashikohet për një periudhë afatshkurtër deri afatmesme, është se ato janë me prespektivë përmirësimi të mëtejshme. Natyrisht, një kompani serioze si ‘S&P’ vlerësohet edhe për faktin që shumë institucione të tjera ndërkombëtare, të cilat punojnë me vendet e ndryshme me të cilat janë vlerësuar apo korporatat, shumë tregues që lidhen me investimeet e huaja direkte me kostot e investimeve. Natyrisht, bazohet te investimi që bëjnë këto lloj kompanish”, tha ndër të tjera Civici./abcnews.al