Kylian Mbappe është shpallur lojtari më i mirë në Ligue 1 nga Transfermarkt, portali më i njohur dhe më i madh për vlerësimin e lojtarëve në merkato.
Ka qenë vetë Kylian Mbappe ai që ka publikuar një foto me çmimin në dorë në faqen e tij zyrtare në Tëitter, duke shkruar: “Lojtari më i mirë i sezonit 2019/20 në Ligue 1, shpallur nga Transfermakt”.
Mbappe bëri një sezon të shkëlqyer me kampionët e Francës, duke fituar Ligue 1 dhe Kupën e Francës. Gjithashtu, 21-vjeçari arriti të shënojë plot 18 gola në 20 takime në Ligue 1, para se kampionati të ndërpritej. Fantastik dhe një çmim mëse i merituar./abcnews.al