Mësuesit e rinj në të gjitha shkollat e vendit kanë nisur t’i nënshtrohen vlerësimin psiko-social, një testim i përvitshëm që këtë vit shkollor është i dyti, pas atij në vjeshtën e kaluar. Vlerësimi bëhet nga komisione të posaçme me ekspertë të arsimit dhe psikologe.
Zoi Mici është mësuese e re. Këtë shtator ajo nisi punën ne gjimnazin Qemal Stafa në Tiranë dhe pas tre muajsh punë iu nënshtrua testin psiko social.
“Shkoi shumë mirë si intervistë. Pyetjet ishin rreth eksperiencës që ne kemi pasur gjatë këtij tremujori, duke qenë së është viti im i parë i i punës. Na pyetën për ndjesitë që ne kemi, për situate të caktuara. Duke qenë se unë jam mësuese ndihmëse për nxsnësit me afctësi të kuhfizuar, u pieta për socializimin dhe bahskëpërshtatjen e këtyre nxënësve me nxënës të tjerë.”, tha Zoi Mici.
Zoi thotë se ky vlerësim ndikon pozitivisht në punën e tyre të përditshme me nxënësit.
“Duke qenë se jemi në fillesat tona na përgatisim dhe ku duhet të fokusohemi, ku i kemi pikat e forta dhe të dobëta.”, shtoi ajo.
Lindita Ceni në të njëjtin gjimnaz është pjesë e sistemit arsimor prej vitesh, por ajo iu nënshtrua testimit psiko social për shkak se këtë vit është transferuar nga Burreli në Tiranë.
“Besoj se shkoi shumë mirë, pyetjet ishin të pranueshme. Kishin lidhje me komunikimin, gjithëpërfshirjen, kodin e etikes, me situate të ndryshme që ne mund të na ndodhin në klasë. Dhe mënyra si ne i zgjidhim ato.“, shtoi Lindita.
Psikologët, të cilët bëjnë vlerësimin e këtyre mësuesve thonë se testimi i tyre bëhet për të qenë sa më të sigurt për mirëqenien sociale e nxënësve.
“Ne kemi qenë të gjithë të rinj dhe kemi pasur problem të voglasi ta menaxhojmë situatën. Dhe besoj duke u vëzhguar ato janë më të ndërgjegjshëm dhe më korrektë. Pyetjet që kanë të bëjnë me profesionin, si ndihen, si komunikojnë mësueit me nxënësit, mësuesit.“, tha psikologia.
Psikologët e shkollave thonë vlerësimi i mësuesve të rinj nis më herët se sa ata t’i nënshtrohen testit.
“Puna jonë si psikologë nis që ditën kur marrim informacio që një mësues i ri ka ardhur në shkollën tonë. Kemi procedurat tonë që operojmë nëpërmjet vëzhgimeve. Në korridore, klasë, nëpërmjet intevistave me nxënës mësues. Pastaj në një datë të caktuar, shoqërojmë mësuesit për të bërë vlerësimin pranë zyrave të arsimit.“, tha ajo.
Kalimi në filtër i mësuesve të rinj ka për qëllim monitorimin e gjendjes së tyre emocionale dhe aspektit social e psikologjik.
Nëse një mësues nuk e kalon testin, nuk e humb të drejtën për të ushtruar profesionin. Ai nuk lejohet të punojë në shkollën ku është bërë vlerësimi, por mund të rivlerësohet nga një komision tjetër./abcnews.al