Zlatan Ibrahimovic është padiskutim futbollisti më i mirë suedez i të gjitha kohërave. Bomberi ka shënuar mbi 500 gola në karrierën e tij, ka fituar kudo ku ka luajtur dhe i ka dhuruar momente të paharrueshme kombëtares së Suedisë.
Sot, Ibrahimovic ka qenë prezent në prezantimin e statujës së tij, që është ndërtuar në Malmo, qytetin e tij të lindjes. Kjo statujë është 2.7 metra e gjatë dhe peshon gjysmë ton. Është ndërtuar nga Peter Linde, i cili ka punuar për plot katër vite në këtë projekt.
Ibrahimovic foli edhe para mijërave të pranishëm në prezantimin e statujës së tij, duke i falënderuar të gjithë. Një vlerësim i jashtëzakonshëm për gjigantin suedez.