Vlerësim i jashtëzakonshëm, De Ligt merr çmimin prestigjioz

schedule20:50 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 20:50 - 2 Dhjetor, 2019

Mathiijs De Ligt ka fituar trofeun “Kopa”, që i jepet futbollistit më të mirë U-21. Mbrojtësi holandez bëri një sezon të shkëlqyer me Ajaxin dhe si kapiten, fitoi tre trofe në Holandë dhe arriti deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

De Ligt u transferua te Juventusi në verë, për 75 milionë euro, por te “Zonja e Vjetër” nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Megjithatë, sezoni i shkuar i ka mjaftuar që De Ligt të marrë çmimin presitigjioz, duke mposhtur shumë emra të njohur, përfshirë këtu dhe Joao Felix./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!