Vlerat në Transfermarkt: Bregu merr “kurorën” e Nwabueze, katapulton Asani dhe Vila

schedule20:19 - 7 Qershor, 2021

schedule 20:19 - 7 Qershor, 2021

Dejvi Bregu ka marrë kryesimin si lojtari me vlerën më të lartë në Transfermarkt, sigurisht në krahasim me lojtarët e tjerë të Superiores.

Vlonjati ka “rrëzuar” nga “froni” Kyrian Nwabueze, golashënuesin e sezonit të shkuar në Superiore, i cili këtë verë u transferua te Kuala Lumpur në Malajzi.

Bregu, autor i 16 golave me Teutën në kampionatin, vlerësohet me 450 mijë euro dhe lë pas vetes një tjetër lojtar që ka spikatur këtë sezon.

Jasir Asani tashmë ka një vlerësim më të lartë pas rënies së mëparshme. Anësori i Partizanit, shënues i 9 golave dhe 8 asisteve. Vlera e tij e re ka kapur shifrën e 425 mijë eurove.

Podiumi mbyllet nga Idriz Batha, të cilit vlera prej 400 mijë eurosh nuk i ka ndryshuar. Pas tyre janë katër futbollistë me të njëjtën vlerë, 375 mijë euro.

Njëri është qendërmbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili, të cilit nuk i ka ndryshuar vlera. Këtë shifër e kanë kapur tre lojtarë të tjerë, Erald Çinari i larguar drejt Samsunspor, si dhe të rinjtë e Teutës dhe Tiranës, Lorenco Vila e Marsel Ismajlgeci. v.p /abcnews.al

 

Vlerat e lojtareve te Superiores ne Transfermarkt

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!