Vlahutin: Nuk ka ide për kamp refugjatësh në Shqipëri

schedule15:30 - 18 Qershor, 2018

schedule 15:30 - 18 Qershor, 2018

Pikëpyetjeve për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri i përgjigjet me buzëqeshje Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin.

Romana Vlahutin: “Jo, është tërësisht një keqintepretim i asaj që ka thënë në atë konferencë për shtypi kryeministri bullgar. Unë kam qenë aty e pranishme dhe mund të jua siguroj që është absolutisht një jo”.

Nga Berati, Vlahutin sqaron se ajo për të cilën është folur prej një kohe të gjatë është të pasurit e një qendre, e cila është një qendër studimore, ku kolegët mund të diskutojnë, të shohin fenomenin se çfarë po ndodh. Absolutisht nuk ka asnjë lloj ideje për të pasur një kamp të tillë, siguroi ambasadorja Vlahutin.

Romana Vlahutin: “Pra ideja është që ka dy arsye sepse është diskutuar kjo lloj gjëje e qendrës. E para e punës sepse është mirë që të vendoset këtu sepse shteti shqiptar po bën një punë shumë të mirë, kur bëhet fjalë për punën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe paranadalimit të tij dhe nga ana tjetër Shqipëria ka një model të mirë të harmonisë fetare dhe kjo e bën një vend shumë të mirë për të pasur një qendër rajonale që e përsëris absolutisht që nuk ka të bëjë me të kthyerit”.

Si mbështetëse e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Romana Vlahutin tha se tashmë është në dorën e 28 vendeve anëtare.

Romana Vlahutin: “Di të them që Shqipëria ka punuar fort, por kjo do të varet nga vendimi i 28 vendeve anëtare. Komisioni bëri atë që duhet të bënte, tha atë që duhet të thoshte, pra dha rekomandimin e pakushtëzuar. Pra ajo që është e rëndësishme është që të vazhdohet të punohet dhe më pas do të shohim çfarë do të thuhet nga vendet e BE se nuk dua ta paragjykoj këtë gjë para kohe”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!