Vlahutin në Shkodër: Reforma në drejtësi, nëna e betejave

schedule16:16 - 7 Maj, 2018

schedule 16:16 - 7 Maj, 2018

Në Javën Evropiane, ambasadorja e BE, Vlahutin, e ka cilësuar reformën për drejtësi, nënën e betejave të vendit tonë. Nga Shkodra, ajo deklaroi se është humbur shumë kohë, por institucionet e reja të drejtësisë, do stabilizohen brenda kësaj vjeshte. 

Pasi e cilësoi Shkodrën njëqytet evropian dhe shqiptarët popull evropian, ambasadorja e BE tha se “reforma në drejtësi është nëna e të gjitha betejave”. Për Romana Vlahutin, ky proces duhet shtyrë para, jo vetëm nga të huajt, por edhe nga qytetarët, pasi rruga drejt Bashkimit Evropian e Shqipërisë kalon përmes Drejtësisë

“Reforma në drejtësi është nëna e të gjitha betejave, është më e rëndësishmja, sepse çdo gjë është e lidhur me të. Nëse kjo refomë nuk do vinte në pikën që është tani, atëherë Shqipëria nuk do merrte rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim edhe për shumë vite. Kjo reformë është thelbësore, ku në kompleksitet është dashur që të ndryshohet 1/3 e Kushtetutes për të mundësuar implementimin e kësaj reforme, dhe ndryshimeve që duheshin për zbatimin e saj. Shumë njerëz u investuan kundër kësaj reforme sepse nuk e donin. Por faktkeqësisht kemi humbur kohë, fillimisht nga proceset në Gjykatën Kushtetuese, të cilat kjo gjykatë i rrëzoi, por edhe nga politika kemi humbur kohë. Më shumë se një vit. Tani jemi në fund të fazës së parë, pasi me rëndësi të madhe janë ngritja e institucioneve të reja, dhe unë besoj se ato deri në fund të vjeshtës do jenë tashmë të stabilizuara”.

Në aktivitetet e organizuara në kuadër të Javës Evropiane foli edhe ambasadorja franceze në Tiranë, Kristine Vasak. Për Vasak, sot jemi në nivele shumë të larta të kërkesave për azil dhe se efekti zinxhir i ka bërë shumë keq imazhit të Shqipërisë në Francë.

Ambasadorja Vlahutin, ajo Vasak dhe ambasadorë të tjerë të vendeve të BE, prej dy ditësh kanë qëndruar në Shkodër. Në takimin më të fundit, ata zhvilluan një bashkëbisedim me studentët e “Luigj Gurakuqi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!