Vlahovic përshëndet Dybalan: Kudo që të çojë fati, do të shkëlqesh, do më mungosh!

schedule20:55 - 17 Maj, 2022

schedule 20:55 - 17 Maj, 2022

Nata e gjatë e lamtumirës te Juventusi vazhdon në rrjetet sociale, me Dushan Vlahovic  duke përshëndetur Paulo Dybalan me një postim të gjatë në rrjetet sociale.

Por në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Lazios që ishte edhe e fundit në “Allianz” për Dybalan, sulmuesi serb shënoi edhe golin e parë për Juventusin, ku më pas festoi edhe me simbolin e maskës, njëjtë siç bën argjentinasi, dhe kjo ishte si një shenjë falënderimi për 28-vjeçarin.

“Na u desh pak për të kuptuar që folëm të njëjtën gjuhë. Futbolli është ky, miq të dashuruar me topin që ndjekin të njëjtën ëndërr dhe për një gjë jam i sigurt, kudo që të çojë fati, do të shkëlqesh, faleminderit për gjithçka kampion, fat për gjithçka dhe të dua”, janë fjalët e Vlahovic për Dybalan. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!