Vlahovic-Meite, zhvillimet e fundit në merkaton e Milanit

schedule13:58 - 13 Prill, 2021

schedule 13:58 - 13 Prill, 2021

Milani do të bëjë disa afrime në verë dhe një prej objektivave është sulmuesi Dusan Vlahovic. Serbi 21-vjeçar po paraqitet mirë te Fiorentina dhe kuqezinjtë duan ta afrojnë, në mënyrë që sulmuesi të mund të rritet pranë Ibrahimovic.

Sigurisht nuk do të jetë një operacion i lehtë, ndërkohë që “Gazzetta dello Sport” raporton se Milani është në kontakt të vazhdueshëm me menaxherin e sulmuesit. Fiorentina nga ana tjetër po tenton të rinovojë me të, edhe pse kontrata i përfundon më 30 qershor të vitit 2023.

Autori i 15 golave në 29 ndeshje të Serie A ka edhe oferta të tjera, jashtë Italisë. Klubi “Vjollcë” kërkon të përfitojë nëse e shet dhe thuhet se nuk e lëshon pa 40 milion euro. Sigurisht për Milanin aktual kjo shifër është shumë e lartë.

Kuqezinjtë po punojnë edhe për te tjerë pista. Një lëvizje që pritet të konkretizohet është blerja e mesfushorit Soualiho Meite. Klubi italian e mori në huazim nga Torino në janar dhe për 8 milion euro mund të nënshkruajë përfundimisht me të.

Me Milanin mesfushori qendror ka luajtur 11 ndeshje dhe drejtuesit thuhet se janë bindur nga cilësitë e tij. Mbetet të shihet nëse kuqezinjtë do tentojnë të bëjnë ndonjë ulje për 27-vjeçarin, i cili ka kontratë me “demat”. / abcnews.al