Morata ka besimin e trajnerit Allegri, i cili e vlerëson lartë atë, por vazhdimësia e tij nuk është ende e qartë te Juventusi. Klubi torinez ka një mundësi blerjeje prej 35 milion eurosh në fund të sezonit, por sipas mediave italiane, në klub po debatohet nëse kjo mundësi duhet të përdoret për dy lojtarë, situatave e të cilëve ka ndryshuar dhe që mund të largohen nga klubet e tyre përkatëse në verë, Vlahovic dhe Icardi.
Sulmuesi serb është pengesa e madhe për vazhdimësinë e Moratas te “Zonja e Vjetër”. Vendimi i tij për të mos rinovuar me Fiorentinën ka hapur dyert për një largim dhe interesi i klubeve për një nga sulmuesit me projeksionin më të madh në Evropë është rritur shumë. Situtata e tij prek veçanërisht sulmuesin spanjoll.
Icardi, e ardhmja e të cilit më shumë se kurrë është në ajër pas grumbullimit të yjeve në Paris, do të ishte një tjetër opsion që Juventusi po mendon.
Nëse “bardhezinjtë” vendosin për një prej tyre, Morata do të kishte një problem, pasi Cholo nuk e dëshiron atë përsëri në Atletico. Sidoqoftë, sulmuesi spanjoll ka ende disa skuadra në Evropë që duan shërbimet e tij.
Sipas Calciomercato, Paratici do të shikonte atë si zëvendësues në rast të një largimi të mundshëm të Harry Kane nga Tottenham në verën e ardhshme, dhe ata mund të jenë të gatshëm të ofrojnë një shumë afër atyre 35 milion eurove për të marrë përsipër shërbimet e tij. r.t/abcnews.al