Ndryshim numrash te Juventusi, siç njoftoi sot klubi italian.
Pas lamtumirës së Morata, numri 9-të I ka shkuar sulmuesit serb, Dusan Vlahovic.
“Fanella me numrin 9-të te Juventusi është në pronësi të Vlahovic. Një sulmues i kompletuar, një kampion që është e tashmja e klubit, por shikon gjithmonë nga e ardhmja, me golat, fuqinë dhe rininë e tij. Fanella e Vlahovic me Juventusin është simboli i atyre që kur veshin ngjyrat bardh e zi, mundin të gjitha llojet e kundërshtarëve për të fituar, pa u dorëzuar kurrë.”
Në të njëjtën kohë ka edhe një ndryshim tjetër të rëndësishëm, me Federico Chiesa që trashëgoi fanellën me numrin 7-të që Vlahovic mbante pas largimit të CR7./ h.ll/abcnews.al
From DV7 to #DV9 ?
— JuventusFC (@juventusfc) July 1, 2022
Federico Chiesa 7️⃣
— JuventusFC (@juventusfc) July 1, 2022