Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me mbretin Hamad bin Isa al Khalifa të Bahreinit, ka njoftuar Kremlini.
Gjatë telefonatës, mbreti vlerësoi përpjekjet e Putinit për t’i dhënë fund kryengritjes së Grupit Wagner gjatë fundjavës.
Presidenti i Rusisë ka folur me një numër liderësh botërorë ditët e fundit pas tentativës për grusht shteti të Yevgeny Prigozhin. /abcnews.al