Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në ambientet e Presidencës mysafirë të veçantë. Osmani ka pritur në takim familjen e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Kryetarja e shtetit ka publikuar pamje nga pritja që ia bëri familjes Rugova, por nuk dihet ende arsyeja e këtij takimi.
Në një prej fotografive, Osmani shihet krah bashkëshortes së ish-presidentit, Fana Rugova. /abcnews.al