SHKUP- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut, mbajti një fjalim para deputetëve. Ajo kërkoi më shumë investime në komunat me shumicë shqiptare si dhe përdorim më të gjerë të gjuhës shqipe.
Sipas Osmanit, shqiptarët mbajnë disa pozita të rëndësishme udhëheqëse, por shtoi se ka hapësirë që të bëhet më shumë. E para e Kosovës, përkundër sfidave nga e kaluara, sot në Maqedoni të Veriut funksionojnë disa universitete të cilat ofrojnë programe studimi në gjuhë shqipe, e sipas saj, ato garantojnë ruajtjen e identitetit.
Më tej, Osmani u shpreh se ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe është element shumë i rëndësishëm në zhvillimin e bashkëjetesës. Ajo kërkoi edhe më shumë investime në vendet ku jetojnë shqiptarët. Mes tjerash, Osmani theksoi se marrëdhëniet mes Ksoovës dhe RMV-së janë shumë të forta./n.m. abcnews.al