Vjosa Osmani ideon krijimin e një iniciative të re: Nuk do t’i bashkohen asnjë partie

schedule21:21 - 8 Shtator, 2020

schedule 21:21 - 8 Shtator, 2020

Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se po i shqyrton të gjitha mundësitë për të ardhmen e saj në politikë, duke theksuar se LDK i ka mbyllur dyert.

“Ma kanë mbyllur derën dhe kanë zgjedhur rrugë tjetër”, ka deklaruar ajo duke folur për LDK-në.

Osmani ka hedhur poshtë mundësinë që t’i bashkohet një partie tjetër politike në Kosovë, por po mendon për krijimin e një iniciative të re.

“Jemi duke i shqyrtuar mundësitë. Natyrisht jo që të aderoj në një parti tjetër. Njerëz profesionistë, me integritet, do të mund të bashkoheshin për t’i dhënë qytetarëve një mundësi për të ecur përpara”, ka deklaruar ajo në Kanal 10, të martën.

Osmani tha se po të bëhet një bashkim forcash i njerëzve profesionistë me integritet të lartë do ta ndihmonin vendin të kapërcente sfidat./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!