Vjosa Osmani falënderon eurodeputetët që ndihmuan në liberalizimin e vizave për Kosovën

schedule20:49 - 19 Prill, 2023

schedule 20:49 - 19 Prill, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar eurodeputetët që ishin zë i fuqishëm brenda BE-së për heqjen e vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se ata ishin përkrahësit më të vendosur në arritjen e lirisë së vizave për Kosovën.

“Për të gjithë eurodeputetët aktualë dhe ish-deputetë që kanë qenë përkrahësit më të vendosur në arritjen e lirisë së vizave për Kosovën: Faleminderit! Faleminderit që jeni zëri i popullit të Kosovës në Parlamentin e BE-së”, shkroi Osmani në Twitter, duke e përmendur Ulrike Lunacek, Tanja Fajon, Lukas Mandl, Viola VOn Cramon, Thijs Reuten, Ilhan Kyuchyuk.

Bashkimi Evropian ka nënshkruar sot aktin ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën. Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten në një konferencë për media pas nënshkrimit të aktit ligjor për vizat, u shpreh se se më në fund qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza drejt Evropës./abcnews.al