Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe për Mbretëreshën Elizabeth II, e cila u nda nga jeta në 8 shtator.
Osmani në një postim në Twitter shkruan se Kosova i bashkohet popullit të Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës.
“Sot ne i bëmë nderimet tona Mbretëreshës së ndjerë të HM Elizabeth II në shtetin e saj të shtrirë në Ëestminster Hall në Londër. Bashkohemi me kolegët e tjerë dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të përkushtuar ndaj shërbimit”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Today we paid our respects to the late HM Queen Elizabeth II at her lying-in-state in Westminster Hall in London.
We join fellow dignitaries and the people of the United Kingdom in honoring her legacy of a lifetime devoted to service. ???? pic.twitter.com/yNwkUUFp3W
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 18, 2022
Osmani njoftoi më parë se është ftuar të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II.
Monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë më 8 shtator, në Balmoral, në moshën 96-vjeçare. Sot është dita e fundit e homazheve dhe ditën e nesërme do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Mbretëreshës për në banesën e fundit. /abcnews.al