Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka drejtuar akuza të ashpra ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se gjatë procesit të dialogut, vitin e fundit, BE-ja ka dëshmuar anshmëri në raport me Serbinë.
Osmani thotë se ka raste kur BE-ja e ka akomoduar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç përkundër sjelljes së tij autokratë në Kosovë.
“Unë i besoj BE si ndërmjetësuese. Bashkimi Evropian në këtë vitin e fundit ka shumë raste që ka dëshmuar anshmëri në raport me Serbinë, ka raste që e kanë akomoduar Vuçiçin përkundër sjelljes së tij autokratë dhe ka raste kur Kosova nuk është trajtuar si palë e barabartë”, tha Osmani.
Presidentja Osmani thotë se një raport i tillë duhet të ndryshojë, përndryshe dëmtohet kredibiliteti i procesit të dialogut dhe Bashkimit Evropian.
“Kërkesa jonë e vazhdueshme është që një gjë e tillë të ndryshojë, në qofte se nuk ndryshon atëherë vetë kredibiliteti i procesit dëmtohet, vetë kredibiliteti i BE-se dëmtohet”, tha ajo në ATV./Express/