Vjosa, del uji në Ferras dhe në Fitore

schedule17:02 - 4 Shkurt, 2018

schedule 17:02 - 4 Shkurt, 2018

Prurjet e Vjosës, që kishin kapur nivelin prej tetë metrash orëve të paradites, dolën pasditen e kësaj të diele, në dy pikat më të ulëta. Në Fier, ato po përshkojnë fshatin Ferras për të përfunduar në ultësirën bregdetare, në Darzezë dhe Povelçë. Specialistët thanë se ky është vërshimi i fundit i Vjosës për këtë herë, pasi niveli i saj aktualisht është 7 metra dhe teprica do të shkaktojë dëme vetëm në bujqësi.

Edhe në fshatin Fitore e Novoselë të  Vlorës, uji doli në rrugë. Por ndryshe nga Ferrasi, vërshimi këtu në Fitore është më i rëndë.  Emergjencat Civile dhe Ushtria po punojnë për largimin e banorëve që kanë shtëpitë në shtratin e lumit.

Bëhet fjalë për 65 familje, të cilat nuk ndodhen në rrezik serioz, por që do të evakuohen per çdo rast. Më herët, nga kjo zonë janë larguar 17 familje.   Aktualisht, niveli i Vjosës në Novoselë ka arritur 9 metra dhe aty ndodhen për të ndjekur situatën, autoritetet vendore, por edhe ata qëndrore./abcnews.al