“Vjeshta” e majit/ Temperatura më të ulëta se normalja, muaji mbyllet me rreshje

schedule15:54 - 21 Maj, 2025

schedule 15:54 - 21 Maj, 2025

Ndonëse majit po i vjen fundi duket sikur jemi ende në vjeshtë.  Reshje shiu dhe temperatura deri në  rreth dhjetë gradë celcius më të ulta se normalja  e muajit  parashikon  shërbimi meteorologjik ushtarak për  pjesën më  të madhe të territorit.

“Në mbrëmje dhe mëngjesin e nesërm në veriperëndim,  ultësirën perëndimore dhe bregdet reshjet hera herës do të jenë më intensitet deri në të lartë  dhe shtrëngata, shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Branësira mesatare dhe të dendura,  reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, nuk përjashtohet alternim kthjellimesh pas mesdites.

E premte kushte të paqendrueshme, moti me vranesira mesatare dhe të dendura dhe alternime  kthjellimesh. Shoqerime  me reshje  me intensitet  të ulët.”

As në fundjavë meteorologët nuk parashikojnë  përmirësim të kushteve të motit. Reshjet sipas  tyre pritet të largohen nga vendi me fillimin e javës tjetër.

“Për ditën e shtunë dhe të dielë  vendi  do ndikohet nga kushte atmosferike të paqendrueshme  për shkak të masave atmosferike të lagështa me origjine veriore.

Vrenjtur në pjesën më të madhe të territorit shoqëruar  me reshje  shiu,  të dielën lokalisht deri intesitet  të lartë në formë shtrëngatash e shkarkesa elektrike.”

Kjo situatë parashikohet të shoqërohet me rënie të mëtejshme të vlerave të termometrit duke nisur nga e shtuna.

“Për më tepër fundjavë zbresin 17- 19 në mesditë shumë herë më të ultë as normalja e majit. Tipike të majit variojnë 28- 29- 32 gradë celcius, vlera normale klimatike të majit.  Qendra e presiont të ulët  më shumë ndodh në vjeshtë, shtator-tetor, jo tani.”

Problematike deri në mbyllje të javës  sipas meteorologëve pritet te jetë era e cila parashikohet të  fryjë  me intensitet   në drejtim nga jugu  duke gjeneruar dallgëzim në det 3 deri në 6 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!