Të paktën katër persona janë sulmuar me thikë në Vjenë, nga një persona që më pas arriti të largohet. Lajmi raportohet nga mediat vendase duke shpjeguar se tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën: bëhet fjalë për tre anëtarë të së njëjtës familje, babai, nëna dhe vajza. Ngjarja ndodhi në zonën e Nestroiplatz pranë parkut të famëshëm Prater.
Sipas dëshmitarëve okularë kanë qenë dy sulme, brenda pak minutash. Në sulmin e parë, jashtë një restoranti japonez u plagosën tre personat e të njëjtës amilje. Sipas dëshmitarëve agresori bërtiste dhe ishte jashtë kontrollit. Ai ishte veshur me të zeza dhe duke u larguar ka plagosur një person të katërt
Në të gjithë zonën policia austriake ka ngritur postblloqe dhe banorëve iu është kërkur të mos dalin nga banesat e tyre. Hetuesit për momentin nuk kanë pranuar të flasin për terrorizëm duke shpjeguar se ngjarja duhet zbardhur edhe objektivi kryesor është arrestimi i agresorit. Mbrëmjen e së mërkurës në profilin e saj në Tuiter policia e Vjenës konfirmoi se ishte arrestuar një person po ende nuk dihet në është ai autori i sulmeve. /abcnews.al