Vjen zyrtarizimi, Schalke 04 prish përfundimisht marrëveshjen me “Gazprom”

schedule14:30 - 28 Shkurt, 2022

schedule 14:30 - 28 Shkurt, 2022

Disa ditë më parë klubi gjerman i Schalke 04 ishte klubi i parë që mbajti qëndrim kundër Rusisë, për shkak se kjo e fundit filloi sulmet ndaj Ukrainës.

Klubi gjerman theksoi se marrëveshja me sponsorin kryesorë të skuadrës “Gazprom” ishte ndërprerë, ndërsa zyrtarizimi i prishjes së kësaj marrëveshjeje u bë vetëm ditën e sotme nëpërmjet një komunikate për shtyp.

“Bordi i drejtorëve të FC Schalke 04 ka vendosur të përfundojë para kohe partneritetin midis S04 dhe GAZPROM. Bordi drejtues dhe bordi mbikëqyrës janë në bisedime me përfaqësuesit e sponsorit kryesor aktual dhe informacione të mëtejshme do të bëhen të ditura në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin për media.

/f.a/abcnews.al