Odise Roshi dhe Akhmat Grozny shijuan një pasdite fantastike. Skuadra çeçene fitoi 1-3 në fushën e Arsenal Tula, duke siguruar tre pikë shumë të rëndësishme për objektivin mbijetesë. Sulmuesi i djathtë i kombëtares shqiptare shënoi dy nga tre golat e ekipit të tij.
Të parin e realizoi nga pika e penalltisë në pjesën e parë, ndërsa të dytin pas disa kombinimeve të sakta dy minuta përpara fundit të ndeshjes. 29-vjeçari goditi bukur me të jashtmen, një gjuajtje e pakapshme për portierin vendas.
LEXO EDHE: VIDEO/ Odise Roshi i jashtëzakonshëm, realizon dygolësh në fitoren e Akhmat
Dygolëshi i sotëm e ka ngjitur në kuotën e 8 rrjetave në kampionat, duke u kthyer në golashënuesin më të mirë të skuadrës së tij. Paraqitja fantastike është nderuar me çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, duke ia shtuar kënaqësinë lojtarit ofensiv. /abcnews.al