Tashmë gjithçka është zyrtare, me “gardianin” e talentuar shqiptar, Simon Simoni, i cili ka kompletuar kalimin e tij, te skuadra e Ingolstadt, në formën e huazimit deri në fundin e sezonit të ardhshëm, me drejtuesit e “Shqiponjave” të Eintratcht Frankfurt, që besojnë te potenciali i madh i “shtatlartit” të portës.
Pas zyrtarizmit te skuadra e re, Simoni foli për faqen zyrtare të Ingolstadt, ndërsa theksoi se kjo është një mundësi e madhe për të, që të hedhë hapin tjetër në karrierë, ku padyshim në synimet e tij është pozicionimi si titullar, tel Eintracht Frankfurt.
“Për mua, kalimi tek Ingolstadt është sinonim i një mundësie të madhe për të hedhur hapin tjetër në karrierën time të re në një klub ambicioz gjerman. Pas diskutimeve shumë të mira me menaxhmentin sportiv të Schanzer, tani mezi pres të njoh shokët e mi të rinj të skuadrës dhe të gjithë mjedisin ku do luaj, në mënyrë që të shfaqemi mirë së bashku në fushë”,- u shpeh Simoni. /i.m /abcnews.al