E premtja e zezë e njohur si “Black Friday” më në fund ka mbërritur për 2017. Pas 12 muajsh pritje qytetarët e mbarë botës do të kenë mundësi të përfitojnë nga ofertat, uljet dhe shitjet në dyqane, kompani por edhe direkt online.
Termi është bërë popullorë në të gjithë botën dhe tashmë ka një kuptim universal për ofertat dhe uljet nga ana e kompanive për qytetarët. Origjina e termit vjen nga Filadelfia, dhe përshkruan nxitimim, kaosi dhe fluksin e madhë të qytetarëve për të bërë blerje. Në mbarë botën kjo ditë krijon trafik dhe fluks në njerëz që bëhen problem edhe për forcat e policisë për ti kontrolluar.
Kjo festë është një traditë që ka nisur në Amerikë dhe është përhapur në të gjithë botën. Për, Amerikën kjo është një traditë blerjesh që shënon fillimin zyrtar të blerjeve për festën e Krishtlindjeve. Megjithëse, nuk është një festë zyrtare shumë shkolla, kompani dhe zyra qeveritare mbyllen për ti dhënë mundësi punonjësve dhe studentëve që të kene më shumë ditë pushim për të përfituar nga ofertat.
Në këtë ditë shumë kompani të njohura botërore si Amazona, Argos, Tesco, Nintendo, Apple, ofrojnë ulje të mëdha më së shumti për artikuj teknologjik, elektronik si laptopa, smartfona dhe i-pad.
Të shumta janë pamjet ku njerëzt presin në rrallë kilometrike edhe gjatë natës, në mënyrë që të jenë të parët për të përfituar nga ofertat kur të happen dyqanet. Fenomeni më i ri i premtes se zezë janë blerjet online, ku qytetarët përfitojnë të njëjtat oferta por në një rrugë më të shkurtër.
2015, ishte edhe hera e parë në histori që numri i blerësve online, ja kaloi atyre të dyqaneve dhe kompanive./abcnews.al