Vjen oferta e parë për Armando Brojën, Chelsea e refuzon menjëherë

schedule14:45 - 30 Janar, 2024

schedule 14:45 - 30 Janar, 2024

Chelsea thuhet se ka refuzuar një oferta nga Wolves për huazimin e sulmuesit shqiptar, Armando Broja.

Emri i bomberit kuqezi është njëri nga më të lakuarit në këtë merkato të janarit dhe pritet që ai të largohet nga “Stamford Bridge”.

Megjithatë, drejtuesit e “bluve” e vlerësojnë shumë Brojën, pasi janë të gatshëm vetëm të shesin kartonin e tij për një çmim prej 60 milionë eurosh. Gazetari i njohur italian dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, bën me dije se Wolves kishte paraqitur një ofertë huazimi për Armando Brojën, por Chelsea e kishte refuzuar menjëherë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!