Juventus i është pa një CEO që nga largimi i Beppe Marottas dhe siç bëhet me dije një ferrarist do të zbarkojë për të marrë frenat e bardhezinjve. Maurizio Arrivabene, ish-menaxher i përgjithshëm i Ferrarit në vitet 2014-19 do të kalojë tadhmë në shtëpinë tjetër të familjes Agnelli.
Ai është prej vitit 2012 anëtar i Bordit të klubit dhe e njeh shumë mirë situatën, prandaj mësoet t’i jetë besuar ky pozicion. Zyrtarzimi i tij do të vijë në ditët në vijim. Ndërkohë ka zhvillime edhe në lidhje me të ardhmen e Alvaro Moratas.
Spanjolli është i huazuar nga Atletico dhe Juventus ka opsionin e blerjes së tij, por edhe të zgjatjes së huazimit për t’i paguar fillimisht edhe 10 milionë euro të tjera madrilenëve dhe më pas në verën tjetër për ta bërë të tyrin me 20 milionë. Pikërisht ky skenar do të vihet në praktikë.
Mediet italiane janë të bindura se Juventusi ka vendosur të zgjasë për 1 vit periudhën e huazimit për Moratan, në mënyrë që të mos rëndohen financiarisht nga blerja e tij. Këtë sezon spanjolli ishte autor i 20 golave dhe 12 asiste në të gjitha kompeticionet me bardhezinjtë. /abcnews.al