Grupi Pronatyra sjell në Shqipëri një nga rrjetet më të mëdha italiane të shpërndarjes ushqimore dhe supermarkatave, MD S.p.A Italia.
Me një experiencë 18 vjeçare në këtë industri, Pronatyra ka finalizuar bashkëpunimin në partneritet ekskluziv me një nga markat më të mëdha të supermarketeve në Itali sipas modelit çmime të lira çdo ditë.
Me 100% produkte italiane duke respektuar kombinimin e artë të raportit cilësi-çmim vjen për herë të parë në Shqipëri me një format të ri supermarketi sipas një sistemi krejtësisht transparent për klientët tanë të cilët do të ndjejnë bindshëm çmimet e lira çdo ditë por pa hequr dorë në asnjë moment nga CILESIA.
Pronatyra me 10 dyqane në Tiranë, Durrës dhe në Terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar TIA, ka ushtruar aktivitetin që prej vitit 2005. Kjo eksperiencë na bën një nga kompanitë me njohurinë e duhur për tregun vendas, për nevojat e konsumatorit, për dëshirat e çdo familje shqiptare, për kërkesat e veçanta të çdo qytetari të kujdesshëm ndaj produktit, për përgjegjësinë që një rrjet supermarketesh duhet të ketë në raport me mirëqenien e qytetarëve.
Administratori i PronatyraTreg, J.Agolli shprehet:
– Ndjehem shumë i kënaqur dhe gjithashtu optimist që ky partneritet u finalizua me sukses, por s’mund të harroj se kemi një përgjegjësi të madhe përballë klientit shqiptar e për rrjedhojë do ndjekim me përkushtim të gjithë standartin dhe cilësinë që MD ka prezantuar për 29 vite në Itali.
MD S.p.A, me eksperiencën e saj 29 vjeçare në tregun Italian dhe me një zotërim rreth 16% të tregut, një ndër tre emrat lider të supermarkatave discount në Itali për nga shitjet, fillon përmes një bashkëpunimi partneriteti me grupin Pronatyra, rrugëtimin në vendin tonë duke i hapur mundësi një zhvillimi të shpejtë e të gjërë në të gjithë territorin e vëndit, nga qytetet më të rëndësishme e deri kudo.
MD italia me mbi 800 dyqane në Itali është nga të parat rrjete në kanalin e supermarkatave discount që është hapur në Itali rreth fillimit të viteve ‘90, dhe gjithashtu rrjeti i parë me zgjerimin më të lartë dhe të shpejtë në vitin 2022.
“Jemi 2 kompani që ndajmë parime dhe pikëpamje të përbashkëta pa bërë asnjë kompromis kur flitet për; ndershmërinë në të bërit biznes përballë klientëve tanë, detyrimin që i kemi kujdo që shpenzon të ardhurat e tij për një kursim të mundshëm nëpërmjet çmimeve të lira, duke mos hequr dorë asnjë moment nga cilësia e produkteve, siguria ushqimore me qëllim garantimin e një standarti të ri të treg. Ka ardhur koha ku edhe pazari në supermarket të trajtohet me dinjitet e respektin që meriton dhe ky është edhe misoni i dy kompanive tona me markën PRONATYRA MD”.-shprehet Administratori i Pronatyra Treg, J.Agolli.
PronatyraMD do zhvillohet përmes konceptit që përdoret për herë të parë në Shqipëri, çmime të lira çdo ditë dhe kualitet i garantuar!
PronatyraMD, blerje te mbara Shqiperi!
Na ndiqni ne rrjetet sociale: Instagram; pronatyra_md dhe Facebook; Pronatyra MD