Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani mund të luajë titullarë për herë të parë me Interin në Serie A.
Sipas “Sport Mediaset”, humbja me Lazion dhe kalendari i ngjeshur kanë detyruar trajnerin Simone Inzaghi të bëjë disa ndryshime në formacionin e zikaltërve.
Në këto kushte tekniku ka menduar që një fanellë titullari t’i dorëzojë Asllanin në përballjen e ditës së sotme ndaj Cremoneses, e cila do të ishte një moment që lojtari kuqezi të tregojë se meriton të jetë pjesë e formacionit bazë. /f.a/abcnews.al