Vjen më në fund rinovimi, Leao me Milan deri në vitin 2028

schedule15:56 - 10 Maj, 2023

schedule 15:56 - 10 Maj, 2023

Rafael Leao ka rinovuar kontratën me Milanin deri në vitin 2028.  Sporting Lisbona ka marrë nga Lille transfertën bankare që nis prodcedurën për pagesën e 22 milionëve të treguar në vendimet e ndryshme të gjykatave portugeze për largimin e Leao në vitin 2018, ndërsa në Milano sulmuesi firmosi kontratën e parë që i përfundonte në vitin 2024.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, kontrata e re e tij me Milanin i garanton atij një rritje në 7 milionë euro neto në sezon me shtimin e 2 milionëve shtesë. Në të njëjtën kohë, Leao do të shohë të hiqet klauzola e lirimit prej 150 milionë eurosh. Detaje të rëndësishme që bëjnë të qartë se si dialogu i kohëve të fundit i ka bërë palët të përkushtuara për të gjetur zgjidhje inteligjente për të gjithë.

Drejtori menaxhuaes Furlani, drejtori Maldini dhe Massara mbyllën me sukses një lojë që në fillim të vitit dukej pothuajse e humbur./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!