Vjen leja për stërvitjet e plota në Spanjë, zbulohet plani në lidhje me tifozët

schedule17:57 - 30 Maj, 2020

schedule 17:57 - 30 Maj, 2020

Futbolli spanjoll do të rikthehet në 11 qershor, datë kur luhet derbi i Andaluzisë mes Sevilla dhe Betis (ora 22:00). La Liga do të jetë intensive dhe ndeshje do të ketë çdo ditë deri në 12 korrik. Më pas janë dy javët e fundit të këtij sezoni, përkatësisht në 15 dhe 19 korrik.

Objektivi i radhës i drejtuesve të futbollit spanjoll është rikthimi i tifozëve në shkallët e stadiumit. EL PAIS zbulon planin e Federatës, që dëshiron që sezonin e ardhshëm ta nisë me tifozë. Ai nis në shtator dhe do të lejohen 30% e kapacitetit të stadiumeve.

Numri i tifozëve do të rritet në muajin nëntor, kohë në të cilën mund të mbushen 50% e kapaciteteve të stadiumeve, ndërsa lejimi i plotë i tifozëve, që është objektivi i madh, pritet të ndodhë në janarin e vitit 2021.

Skuadrat iberike po përgatiten për rifillimin e kampionatit dhe ka ardhur leja për stërvitjet e plota. Diçka e tillë do të ndodhë ditën e hënë (1 qershor), një lajm i mirë ky për të gjithë, lojtarët dhe trajnerët e ekipeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!