Vjen lajmi i hidhur nga Greqia, konfirmohet vdekja e binjakeve

schedule10:54 - 28 Korrik, 2018

schedule 10:54 - 28 Korrik, 2018

Të gjithë besonin në mrekullinë se binjaket 9-vjeçare që ishin shpallur të zhdukura që prej të hënës do ishin gjallë dhe do u kishin shpëtuar flakëve të Athinës, por fatkeqësisht sot është raportuar nga mediat greke se ato kanë vdekur.

Sophia dhe Vasilika Filippopoulou u gjetën të vdekura dhe të përqafuar nga dy gjyshërit. Ato kishin shkuar për pushime në shtëpinë e tyre në Mati, ndërsa mediat shkruajnë se u gjetën të pajeta afër bregut të detit.

Në të njëjtin vend janë gjetur disa persona të tjerë të pajetë, të cilët nuk mundën t’u shpëtonin flakëve dhe tymit që i asfiksoi. Historia e dy binjakeve tronditi gjithë Greqinë, pasi babai i tyre po i kërkonte që prej të hënës, kur nisën zjarret.

Ata u përpoqën që t’i largoheshin ferrit të flakëve, por nuk arritën. Në fund kur e kuptuan që nuk kishte rrugëdalje tjetër, gjyshërit e tyre u munduan t’i mbrojnë me trupin e tyre.

Deri më tani janë raportuar 86 viktima nga zjarret që ranë në Athinë që mbrëmjen e së hënës. Në total rreth 180 persona mbetën të plagosur, ndërsa 60 prej tyre vijojnë të marrin trajtimin mjekësor në spital. Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra nga zjarri që shkrumboi gjithçka./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!